Vritet biznesmeni në Beograd, plani i autorit të maskuar si punëtor

schedule21:59 - 28 Prill, 2022

schedule 21:59 - 28 Prill, 2022

Vrasja e një 37-vjeçari ka tronditur kryeqytetin serb të Beogradit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe i vrarë ka mbetur pronari i kafenesë “Ritual”.

I veshur me kostum pune, autori iu afrua tryezës së tij, nxori armën dhe ka qëlluar 6 herë mbi viktimën duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin që viktima ra në tokë, agresori iku me skuter elektrik nga vendi i ngjarjes.

Shokët e viktimës tentuan që ta kapnin autorin me vrap, por nuk mundën.

Po punohet për kapjen e autorit, ende nuk dihen më shumë detaje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!