Policia në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po heton vrasjen e një të riu, i cili u qëllua papritur nga një person i armatosur teksa ishte duke larë makinën.
Pamjet e frikshme janë shpërndarë nëpër media dhe tregojnë momentin kur vrasësi afrohet pranë viktimës dhe e qëllon dy herë.
https://youtu.be/Vpnv2aWvRjM
Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërsa plumbat rezultuan fatale për 35 vjeçarin. Policia e New York-ut thotë se ende nuk ka një dyshuar apo një motiv pse ndodhi vrasja. Asnjë person nuk është shoqëruar apo arrestuar./abcnews.al