Vriten tre palestinezë nga zjarri i forcave izraelite në Bregun Perëndimor

schedule22:18 - 8 Janar, 2024

schedule 22:18 - 8 Janar, 2024

Tre palestinezë u vranë këtë të hënë nga forcat izraelite në Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze. Viktimat janë tre meshkuj të moshës 22-24 vjeç, sipas të njëjtit burim.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) dhe Shin Bet (agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit), thuhet se tre palestinezë u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me oficerët e policisë sekrete që po përpiqeshin të arrestonin terroristët e dyshuar.

Tre terroristë që po tentonin të arratiseshin janë vrarë”, theksohet në deklaratë. Një palestinez i katërt u arrestua dhe po merret në pyetje, shtohet te e njëjta deklaratë.

Siç raporton APE-MPE, konfliktet e përgjakshme janë intensifikuar muajt e fundit në Bregun Perëndimor, veçanërisht pas fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!