Vriten tre mjekë në një lokal në Brazil, autoritetet: Sulmi ishte i motivuar politikisht

schedule21:11 - 5 Tetor, 2023

schedule 21:11 - 5 Tetor, 2023

Tre mjekë brazilianë, përfshirë vëllain e një senatori të majtë, u vranë në një lokal në Rio de Zhaneiro. Ky sulm shkaktoi reagime të forta në vend, madje edhe në nivelet më të larta të qeverisë.

Një mjek i katërt që ndodhej në të njëjtin lokal u plagos nga të shtënat me armë zjarri dhe po trajtohet.

Të katër burrat kishin shkuar në Rio për një konferencë mjekësore ndërkombëtare ortopedike, sipas shtypit vendas. Bari ndodhet në shëtitoren e lagjes prestigjioze Barra da Tizuca.

Policia tashmë ka marrë deklarata nga dëshmitarët okularë dhe po analizon pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë. Deri më tani, motivi i sulmit mbetet i paqartë. Një video nga një kamera sigurie, e transmetuar nga disa kanale televizive, tregon mjekët, të ulur rreth një tavoline, të befasuar nga tre burra të veshur me të zeza, të cilët zbresin nga një makinë e bardhë dhe fillojnë të qëllojnë drejt tyre.

Një nga viktimat, Diego Ralph Bofim, 35 vjeç, ishte vëllai i senatorit të Sao Paulo, Samia Bofim, i partisë së krahut të majtë Socializëm dhe Liri (PSOL).

Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike Flavio Dino tha në Platformën X se i kishte kërkuar policisë federale të hetonte rastin, pasi kishte disa dyshime se ekzekutimi i mjekëve mund të ishte i motivuar politikisht.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva shprehu “trishtimin e tij të thellë” dhe “zemërimin” për vrasjet, duke shprehur solidaritetin e tij me të afërmit e viktimave.

PSOL bëri thirrje për një “hetim efektiv” për të identifikuar përgjegjësit. Aktivistja dhe këshilltarja e qytetit të Rios Mariele Franco, e cila u vra në mars 2018, ishte anëtare e kësaj partie. Pesë vite më vonë, autorët e vrasjes së saj ende nuk janë identifikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!