Vriten katër persona në të shtënat masive në Georgia, sulmuesi në arrati

schedule12:54 - 16 Korrik, 2023

schedule 12:54 - 16 Korrik, 2023

Të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat masive në qytetin e vogël Hampton të perëndim të Georgia. Policia ka identifikuar Andre Longmore nga Hampton si të dyshuar për vrasjet e lartpërmendura.

Mediat e huaja shkruajnë se Longmore filloi të shtënat rreth orës 10:45 dhe vrau katër persona, tre burra dhe një grua.

Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur, sepse fillimisht duhet të njoftohen të afërmit e tyre.

“Kjo është një ditë e trishtuar në Hampton. Kjo nuk është normale për ne dhe si komunitet do të bashkëndiejmë. Si departament policie do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar që ky person të sillet para drejtësisë”, tha shefi i policisë së qytetit James Turner.

Zyrtarët po hetojnë nëse Longmore ka lidhje me ndonjë nga viktimat. Motivi i të shtënave është i paqartë. Një shpërblim prej 10,000 dollarësh po ofrohet për çdo informacion që çon në arrestimin e Longmore.

Sherifi i qarkut Henry, Reginald B. Scandrett u bëri thirrje banorëve të mos i afroheshin Longmore sepse besohet se është i armatosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!