Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë të enjten se të paktën gjashtë ushtarë turq janë vrarë në një seri sulmesh nga luftëtarët kurdë në veri të Irakut.
Këto sulme e nxitën Turqinë të kryejë sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje, në të cilat u vranë katër anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) të enjten, sipas Ministrisë turke, shkruan REL.
Situata mes Turqisë dhe grupeve të mbështetura nga Turqia në njërën anë, dhe luftëtarëve kurdë në anën tjetër në Irak dhe Siri është përshkallëzuar muajt e fundit.
Ankaraja e cilëson PPK-në – e cila ka nisur një kryengritje brenda Turqisë tash e disa dekada – dhe grupet kurde në Siri dhe Irak, si organizata terroriste.
Ajo thotë se anëtarët e PPK-së rregullisht gjejë strehë në rajonin gjysmë-autonom kurd në Irakun verior.
Qeveria qendrore e Irakut në Bagdad nuk ka komentuar ende rreth këtij rasti.