Vriten 6 persona nga sulmet ajrore të avionëve rusë në Siri

schedule07:22 - 21 Nëntor, 2019

schedule 07:22 - 21 Nëntor, 2019

Të paktën gjashtë civilë, përfshirë katër fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore ruse në Idlib, në veri-perëndimore të Sirisë.

Sipas observatorit të avionëve të opozitës siriane, avionët luftarakë rusë kryen sulme ajrore në rrethin Marratinnuman dhe në fshatrat Babila, Ayn Krey, Al Sirixh ve Al Hamidiyah në Idlib.

Ndërkohë, edhe regjimi i Bashar al-Asadit ka sulmuar me artileri qytezën Bidama dhe katër fshatra në Idlib.

Mbrojta Civile, e njohur me emrin “Helmetat e Bardha”, ka njoftuar se 75 civilë, përfshirë 13 fëmijë, kanë humbur jetën muajin e kaluar nga sulmet në Idlib.

Turqia dhe Rusia ranë dakord në shtatorin e vitit të kaluar për ta shpallur Idlibin një zonë të deeskalimit ku shprehimisht aktet e agresionit janë të ndaluara.

Zona e deeskalimit aktualisht është vendstrehim për rreth katër milion civilë, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur në vitet e fundit nga forcat e regjimit nga i gjithë vendi i shkatërruar nga lufta.

Megjithatë regjimi sirian dhe aleatët e tij kanë thyer vazhdimisht marrëveshjen e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta në këtë zonë./abcnews.al