Juventusi U23 është rikthyer te fitorja pas 7 ndeshjes që nuk e provonte shijen e tre pikëve. Në këtë duel zbriti për herë të parë në fushë pas dëmtimit edhe Giacomo Vrioni.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte ai që shënoi golin e fitores për bardhezinjtë kundër Carrarese, në minutën e 47-të pas ekzekutimit të një penalltie.
Vrioni është vlerësuar me notën 7, si “Njeriu i ndeshjes”, kundër skuadrës së drejtuar nga i mirënjohuri Antonio Di Natale. /abcnews.al