Vrioni: Agnelli më telefonoi pas operacionit, u rrita me videot e Vierit e Ronaldos

schedule23:41 - 30 Prill, 2021

schedule 23:41 - 30 Prill, 2021

Giacomo Vrioni u kthye para pak ditësh pas frakture në këmbë që e mbajti rreth 5 muaj jashtë fushave. Me rikthimin në terrenin e blertë talenti arriti të shënojë dhe të ndihmojë skuadrën e U23 të Juventusit. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për kanalin e Juventusit, ku tregon momentet e vështira dhe të veçanta.

“Kanë qenë muaj të vështirë mes lotëve, zemërimit, punës dhe djersës. Falë klubit, shokëve të mi, familjes dhe të dashurës sime, u përpoqa të asimiloja menjëherë atë që ndodhi dhe i thashë vetes që të punoja fort për t’u rikuperuar. Juventusi më vendosi në një ambient të shkëlqyeshëm si J Medical dhe i falënderoj të gjithë mjekët për punën e bërë.

 

Një ditë pas operacionit (Andrea) Agnelli më telefonoi, nuk prisja kurrë një surprizë të tillë të mrekullueshme dhe e falënderoj shumë. Kam marrë shumë mesazhe nga shokët e mi të ekipit të parë dhe U23, nga trajneri Pirlo dhe trajneri Zauli, që më kuptoi menjëherë sepse edhe ai ka pësuar një dëmtim të tillë.

 

Rikthimi me gol? U ndjeva shumë mirë, doja ta godisja atë penallti dhe falënderoj trajnerin, që më dha mundësinë. Ai më shpagoi për gjithçka që ka ndodhur. Kam vendosur në mur fanellën time të debutimit në shtëpinë në Matelica, këtë vit e kam varur këtu në Torino. Emocion i madh për të debutuar në një klub aq të madh, i falënderoj të gjithë.

Xhaxhai im më dha pasion duke më treguar videot e Vierit dhe Ronaldos. Unë fillova me Matelica, pastaj 16 vjeç u transferova në sektorin e të rinjve të Sampdoria, pastaj Pistoia, Venecia, Cittadella dhe më pas Juventus. Një emocion i madh sepse ardhja në këtë klub aq të madh është emocionuese, kjo më bëri të bëj një hap shtesë për të qenë me kampionët e ekipit të parë.

 

Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe stërvitja me të, të bën të kuptosh se çfarë do të thotë të jesh më i miri. Zgjedhja e Shqipërisë? Ishte një vendim i përzemërt për familjen time, që lindi dhe u rrit në Shqipëri. Nuk jam penduar për tre vitet e kaluara me Italinë, vite të bukura dhe me gola. Tani jam i lumtur që jam në ekipin kombëtar me trajnerin Reja”, tha ndër të tjera Vrioni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!