Giacomo Vrioni është abonuar me golat në Austri, teksa ditën e sotme ka arritur të shënojë edhe golin e radhës duke ndëshkuar skuadrën e Altach.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare hyri në këtë takim si zëvendësues, duke gjetur golin vetëm pas 7 minutash, por ky realizim i shërbeu skuadrës së Tirolit vetëm për statistikë, pasi u mposht 2-1.
Kujtojmë se ky është goli i 18-të për Vrionin në këtë sezon, teksa ky është edhe sezoni i parë i Vrionit në Austri te Tirol. /f.a/abcnews.al