“Vrimat” e ligjit të ri për rindërtimin, inxhinieri: Presim një reagim nga “veshi” i duhur

schedule08:38 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 08:38 - 24 Dhjetor, 2019

I ftuar në “Abc e mëngjesit” me Enkel Demin, Rezart Zianjolli inxhinier ndërtimi, ka folur për ligjin e rindërtimit.

Ai shprehet se ligji ishte i nevojshëm ti hapë rrugë fazës së rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

“U priste që ky ligj të ishte i qartë mbi hapat që duhet ndjekur, hapa të cilat janë të sakta, por nuk janë të plota. Është urgjente për të mos pasur abuzime dhe të vlerësohet dëmi. Presim një reagim nga veshi i duhur dhe shpresojmë që të ketë”, u shpreh ai.

Më tej ai thotë se riaftësimi i strukturave nuk është i plotë. “Nuk kemi të projektuara struktura të objekteve para viteve ‘90 me Eurokode”, shprehet ai./abcnews.al