Tre fëmijë janë gjetur pa jetë në një banesë, në Vienë.
Policia austriake po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa bën me dije se mëngjesin e së shtunës, një grua 31-vjeç ka telefonuar policinë duke deklaruar se ka vrarë 3 fëmijët e saj dhe se ishte në tentativë për të vrarë veten.
Oficerët kanë mbikëqyrur apartamentin i cili ndodhej në Donaustadt, ku edhe arrestuan gruan.
Trupat e tre fëmijëve të moshës nëntë, tre vjeç dhe një tetë muajsh, u gjetën në banesë.
Vajza e madhe u dërgua menjëherë në spital në përpjekje për ta shpëtuar, por që rezultuan të pasuksesshme, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur detaje rreth kësaj ngjarje tronditëse.
Sakaq Policia bën me dije se 31-vjeçarja nuk është në gjendje të mirë për të hedhur më shumë dritë në lidhje me këtë situatë.
/abcnews.al/

