Vrau vëllanë dhe kunatën, RENEA i bashkohet operacionit të policisë për kapjen e autorit

schedule18:38 - 30 Gusht, 2022

schedule 18:38 - 30 Gusht, 2022

Forcat RENEA i janë bashkuar operacionit të efektivëve të policisë për kapjen e Arsen Muskurtit,i cili vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë. Policia dhe RENEA po kontrollojnë dosa zona, ku mendohet se fshihet autori, i cili është në arrati.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të marte, pranë zonës së “Myslym Shyrit” në Tiranë. Arsen Muskurti qëlloi për vdekje vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti. Çifti i bashkëshortëve humbën jetën menjëherë, si pasojë e plumbave.

Lexo edhe: “Ai që mundohet të hedhë vëllain në gropë bie vetë brenda”, çfarë shkruante autori i krimit të dyfishtë në Tiranë në Facebook

Krimi ndodhi në ambientet e brendshme të një agjencie udhëtimi që ishte në pronësi të viktimave. Dyshohet se vëllezërit kishin konflikte të vjetra familjare. /abnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!