Vrau vëllanë dhe kunatën brenda biznesit të tyre, akzuat që janë ngritur ndaj Arsen Muskurtit

schedule10:06 - 31 Gusht, 2022

schedule 10:06 - 31 Gusht, 2022

Nja ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij me armë zjarri.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas konfliktit për pronat, ndërsa vrasja u krye brenda agjencisë imobilare që ishte në pronësi të çiftit.

Ndërkohë, policia ka bërë me dije se ka gjetur armën e zjarrit, jo në një kosh mbeturinash siç deklaroi autori, por në shtëpi.

Ndërkohë, ndaj Arsen Muskurtit janë ngritur d y akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi A. M., ditën e djeshme, në rrugën “Islam Alla”, ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. M., 44 vjeç dhe N. M., 33 vjeçe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur gjatë krimit”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!