Vrau të shoqen në sy të fëmijës, Babis del në gjykatë: E dua gruan time, kurrë s’kam dashur ta lëndoj

schedule09:31 - 12 Prill, 2022

schedule 09:31 - 12 Prill, 2022

Babis Anagnostopouluos ka dalë sot përpara Gjykatës në Athinë, pasi akuzohet se për vrasjen e të shoqes së tij 20-vjeçare Karolina, më 11 maj të 2021-it.

Protothema.gr ka publikuar fragmente nga dialogu i Babis me kryetaren e gjykatës në fillim të gjykimit për vrasjen e Karolinës.

Babis ka thënë në gjyq se kurrë nuk ka dashur të lëndojë bashkëshorten e tij dhe se e donte atë. Ai tha se ky fakt nuk ka për të ndryshuar kurrë, ai tha se gjithmonë do e dojë gruan e tij, të cilën e vrau në sy të fëmijës së tyre 11 muajsh.

Lexo edhe: Vrasja e Carolinës në Greqi, publikohet video e bërë nga Babis para vrasjes

Dialogu nga seanca gjyqësore

Gjykatësja: I pranoni apo jo akuzat?

Babis: Kurrë nuk kam pasur ndërmend ta lëndoj gruan time. E kam dashur dhe e dua. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë, që nga dita që e takova.

Gjykatësja: Keni deklaruar se vepruar në gjaknxehtësi e sipër.

Babis: Kjo është deklarata ime, nuk e kisha bërë me plan. Asnjë fitim për mua nga ky veprim.

Sot në gjykatë përveç Babis, do të dëshmojnë edhe policët që shkuan në vendin e krimit natën tragjike të 11 majit.

Lexo edhe: Vrau gruan dhe vari qenin te shkallët, piloti grek padit producentët britanikë për dokumentarin

Në listën e dëshmitarëve janë gjithashtu edhe prindërit e Karolionës. Me shumë gjasa ata nuk do të jenë prezent sot në gjyq, pasi do të përfaqësohen nga avokati i tyre. Në gjyq sot do të jetë prezent kundër Babis Shoqata e Mbrojtjes së Kafshëve, pasi 32-vjeçari natën tragjike të krimit vrau qenin që kishte në shtëpi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!