Efektivi i “Shqiponjave” me iniciale N.H. i cili vrau me armë zjarri pas mesnate 25-vjeçarin Klodian Rasha është vënë në pranga. Burime bëjnë me dije për ABC se ndaj tij ka nisur hetimi për veprat penale “vrasje në tejkalim të kompetenca dhe shpërdorim detyre”. Polici i cili është pezulluar nga detyra është arrestuar nga SHÇBA me urdhër të prokurorisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 kur i riu kishte dalë nga banesa. Efektivi i policisë pretendon se e ka thirrur për ta kontrolluar për shkak se ai kishte shkelur orën policore. Sipas tij në këtë moment i riu i ka nxjerrë armën dhe për këtë arsye ka qëlluar në drejtim të tij.
Nga ana tjetër familjarët e viktimës pretendojnë se i riu ka qenë i paarmatosur me dy hurma në dorë dhe kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Ata kërkojnë të zbardhet sa më shpejt e vërteta e kësaj ngjarje.
Mësohet se 25 vjeçari ka qenë më parë i dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016./mv.abcnews.al