Vrau të riun në Francë, dënohet me 20 vite burg 29 vjeçari shqiptar

schedule11:02 - 3 Shkurt, 2023

schedule 11:02 - 3 Shkurt, 2023

Një 29 vjeçar është dënuar me 20 vite burg në Francë pasi akuzohet për vrasjen e një të riu francez. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka qëlluar me armë gjahu 22 vjeçarin më 11 tetor të vitit 2019. Autori i ngjarjes së rëndë u arratis një ditë pas të shtënave që i morën jetën të riut.

Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun. Gjykata franceze përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës. /abcnews.al