Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrau të dashurën, avokati i grekut: Vuan nga probleme mendore

schedule23:45 - 20 Korrik, 2021

schedule 23:45 - 20 Korrik, 2021

Avokati i vrasësit të 26-vjeçares në Greqi do të kërkojë një ekspertizë mjekësorë për klientin e tij duke pretenduar se ai vuan nga probleme mendore për të cilat merrte trajtim mjekësor të cilin e kishte ndërprerë kohët e fundit.

Ai tha se ka dokumente që e provojnë këtë gjë duke treguar se ai ishte mjekuar rregullisht për një kohë të gjatë.

30-vjeçari rrëfeu vrasjen e Garyfallias gjatë pushimeve pas arrestimit. Duke folur për gazetarët teksa po hipte në automjetin e patrullës së policisë për t’u dërguar në qendrën e paraburgimit ai tha “Ngushëllime dhe forcë për familjen Garyfallias”.

Avokati deklaroi se prindërit e autorit janë gjithashtu në ishull, të shkatërruar dhe kurrë nuk e kanë pritur që fëmija i tyre të arrijë këtë veprim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!