Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbrazi karikatorin mbi qiradhënësin, flet 44-vjeçari: Më kërcënoi me jetë, nuk i kisha borxhe

schedule11:46 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 11:46 - 18 Dhjetor, 2020

Zbardhet e plotë dëshmia e dhënë nga autori i krimit të rëndë në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Autori Vangjel Polovina mësohet se e ka pranuar krimin, pas arrestimit nga policia dhe ka deklaruar të plotë versionin e tij të ngjarjes.

Në dëshminë e dhënë, Polovina  thotë se nuk është e vërtetë që kishte borxhe për t’i larë pronarit të stallës, sipas tij, deri në vitin 2019 ka qenë i rregullt. Më tej, 44-vjeçari ka rrëfyer se në vitin 2020 filloi që të kishte probleme me larjen e qirasë.

Lexo edhe: Vrasja në Kuçovë, ekspertiza: Mbi Ajet Gunelin u qëlluan 20 plumba kallashnikovi

Sipas tij, dy muaj e gjysmë qira që nuk ia kishte dhënë, ia likujdoi me 46 kg mish. Vangjel Polovina ka dëshmuar gjithashtu se një ditë përpara vrasjes, Ajet Guneli e kishte kërcënuar me jetë. “Më tha do të vras, do të heq qafe”.

Kurse, sa i përket ditës së vrasjes, sipas versionit të autorit, Guneli po e priste Polovinën në lokal. Ky i fundit shkoi ndërsa shtoi se me vete kishte marrë edhe kallashnikovin. Pasi Ajeti, thotë ai, i erdhi duke e sharë me një karrige në dorë, Vangjeli mori kallashnikovin dhe i zbrazi një karikator të tërë dhe më pas u largua me furgon.

DËSHMIA

“Unë i kisha marrë me qira Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi, ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar rregullisht të gjitha detyrimet e qirasë, dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar, ramë dakord që borxhin në lekë ta likujdoja me mish. Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysmë qira.

Unë mendova se u likujduam por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mëngjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha “do të vras, do të heq qafe”.

Në këtë moment,kam hipur në mjetin tim “furgon” dhe në sediljen e pasagjerit vendosa kallashnikovin. Vajta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për t’u afruar. Ajeti, sapo më pa, më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete”.  Në këtë moment, kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për t’u shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal.

Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drejtim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi u largova me furgon nga vendngjarja.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!