Vrau prostitutën për xhelozi, shqiptari: Nuk e qëllova unë me thikë (Por telefoni i bën “gropën”)

schedule20:39 - 10 Shkurt, 2021

schedule 20:39 - 10 Shkurt, 2021

43-vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e Luljeta Heshtës mesditën e së dielës në Milano ka mohuar sërish autorësinë e krimit. Alfred Kipe është shprehur para gjykatës se nuk ishte ai autori. “Kishim debate, por nuk e vrara unë” tha ai.

Por qelizat telefonike dhe videoja që i bëri një shofer italian që ishte duke kaluar rastësisht pranë vendit të ngjarjes e “fundosin” shqiptarin duke e vendosur me shpatulla pas murit.

Marrja në pyetje e tij zgjati për më shumë se 90 minuta. Gruaja 47-vjeçare shqiptare u vra me thikë në buzë të rrugës ku Heshta prostituonte.

Pas ngjarjes, Kipe i veshur me të zeza dhe me një kapele largohet i qetë me duar në xhepa sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Krimi tronditi Italinë, pasi shqiptari e qëlloi 5 herë me thikë duke e lënë të mbuluar nga gjaku në vend.

Po sipas medieve italiane, Kipe dhe Heshta bashkëjetonin prej shumë vitesh dhe shkak dyshohet se ka qenë xhelozia./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!