Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Benno Neumair.
31-vjeçari nga Bolzano ka rrëfyer se ka vrarë prindërit e tij Laura dhe Peter më 4 maj 2021 dhe i ka hedhur në lumin Adige.
Prokuroria kërkoi gjithashtu që të mos njihej asnjë rrethanë lehtësuese për 31-vjeçarin. I pandehuri nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.
Prokuroria, përveç dënimit të përjetshëm për vrasje të dyfishtë , kërkoi edhe izolim njëditor për Benno.
Krimi i dyfishtë, tha prokurori, u krye me ndërgjegje dhe vullnet të plotë.
31-vjeçari kishte përdorur një litar për të mbytur prindërit, shkruan Rai News.
Në përfundim të aktakuzës, gjyqtari theksoi se i pandehuri pas krimit i ka hedhur trupat e prindërve të tij “pa mëshirë në ujërat e akullta të lumit Adige./Abcnews.al/