Vrau një pëllumb qëllimisht, arrestohet shoferi i një taksie në Japoni

schedule14:10 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 14:10 - 5 Dhjetor, 2023

Një shofer taksie në Tokio u arrestua për vrasjen e qëllimshme të një pëllumbi me automjetin e tij, tha policia japoneze, duke shtuar se shoferi i taksisë ishte i pakënaqur sepse u përballë me një tufë pëllumbash në rrugë.

Shoferi i taksisë, një burrë 50-vjeçar, u arrestua javën e kaluar për “përdorimin e automjetit të tij për të vrarë një pëllumb“, tha një zëdhënës i policisë pa emër për AFP.

“Në nëntor, një shofer taksie përshpejtoi papritur në një kryqëzim sapo drita jeshile u ndez, vetëm për t’u përplasur me një tufë pëllumbash në tokë”, raportoi shtypi lokal.

Zhurma e papritur e motorit të taksisë ka trembur një kalimtar, i cili më pas ka denoncuar ngjarjen në polici.

Policia e vlerësoi situatën si të rëndë, madje i kërkoi veterinerit që të kryejë autopsinë e pëllumbit.

Për momentin nuk dihet se çfarë dënimi do të marrë taksisti./abcnews.al