Një oficer policie është ekzekutuar me armë zjarri një ditë më parë në Lezhë, gjatë një operacioni antidrogë.
Autori i kësaj ngjarje është 21 vjeçari Aldi Rama i cili gjatë arrestimit ka qëlluar veten dhe ka humbur jetën këtë të mërkurë në spital. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe dy shokët e 21 vjeçarit Armando Marku dhe Kristian Sheri të cilët ndodheshin në makinë bashkë me autorin e vrasjes së oficerit Saimir Hoxha.
Abcnews.al ka siguruar pjesë nga dëshmia e tyre të cilët kanë pohuar se nuk e kanë ditur që shoku i tyre ka pasur armë më vete dhe se ka qenë i dënuar me arrest shtëpie. Ndër të tjera ato kanë pohuar se Aldi dilte dhe i takonte rregullisht ato, ndaj s’kanë pasur dijeni për masën e sigurisë ndaj tij.
Ndërkaq një tjetër mik i 21 vjeçarit ka deklaruar se ai ka pasur një jetë të vështirë familjare, me prindër të divorcuar dhe sipas tij babai i Aldit është i dënuar për vrasje në Greqi.
Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar në Ishull Lezhë, ku i riu ekzekutoi nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë një kontrolli që policia po kryente në makinën ku ai udhëtonte me dy persona të tjerë.
Pas krimit, ai mori makinën dhe u largua, pas kërkimeve që zgjatën disa orë, policia e lokalizoi Ramën duke i bërë thirrje që të dorëzohej, por i riu qëlloi veten në pjesën e djathtë të kokës, sipër veshit, duke humbur edhe jetën pak orë më pas në spital.e.su./abcnews.al