Vrau shoferin e furgonit me thikë në zemër, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

schedule21:14 - 22 Shtator, 2020

schedule 21:14 - 22 Shtator, 2020

Arbër Kote, i arrestuar pasi vrau me thikë në zemër shoferin e furgonit Idajet Dulla të shtunën pasdite, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit. Shkak për këtë është bërë fakti se babai i tij Astrit Kote ka qenë drejtor i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Kjo është konsideruar konflikt interesi nga togat e zeza.

Për këtë arsye, 26-vjeçari Kote do të qëndrojë deri në përfundim të gjykimit në burgun e Fushë-Krujës. Astrit Kote, u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ku Arbër Kote, shofer i një autobuzi fasonerie qëlloi me thikë në zemër furnizuesin e  marketit 33-vjeçarin, Idajet Dulla, pas një sherri për rrugë, duke e lënë të vdekur.

Në dëshminë e tij në gjykatë, 26-vjeçari u shpreh se ka vepruar për vetëmbrojtje ndërsa shtoi se është penduar që ka lejuar përshkallëzimin e situatës./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!