Vrau me armë zjarri dy motrat në Tiranë, kush është autori

schedule11:13 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 11:13 - 31 Dhjetor, 2020

Një shqiptar i Maqedonisë së Veriut është autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur këtë të enjte në Tiranë ku si pasojë kanë humbur jetën dy motra.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Perparim Ademi, i cili bashkëjetonte me një nga motrat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e motrave, ku pas një konflikti të çastit ka ndodhur dhe krimi i rëndë.

LEXO EDHE: 59 vjeçari vret të dashurën dhe motrën e saj, identifikohen viktimat

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

LEXO EDHE: Krim brenda familjes, vriten me armë zjarri dy motra në Tiranë

Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!