Vrau kunatin natën e ndërrimit të viteve, gjykata jep vendimin për Klajdi Shundin

schedule11:31 - 25 Shkurt, 2022

schedule 11:31 - 25 Shkurt, 2022

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Klajdi Shundin, i cili dy vite më parë vrau kunatën në natën e ndërrimit të viteve.

Në vendimin e saj gjykata ka vendosur 20 vite burg për Shundin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda. Ky i fundit, edhe përse u dërgua menjëherë në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!