Vrau kunatin natën e ndërrimit të viteve, flet autori: Nuk e mbaj mend se si ka ndodhur

schedule13:24 - 3 Janar, 2021

schedule 13:24 - 3 Janar, 2021

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Klajdi Shundin i cili qëlloi për vdekje kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve. Shundi akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare.

“Nuk më kujtohet asgjë, se mbaj mend se si ka ndodhur ngjarja.  Me Vladimirin kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Ishim të dy të dehur”, mësohet se ka thënë para gjyqtarit Ardian Kalia, 34 vjeçari Klajdi Shundi, gjatë seancës për caktim të masës së sigurisë.

Ndër të tjera është shprehur se ndihet shumë keq për krimin që ka kryer.

Lexo edhe: Qëlloi për vdekje kunatin, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për Klajdi Shundin

Shundi vrau me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda,, në orët e para të mengjesit të datës 1 janar.

Gjykata e Tiranës pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Shundin.

Lexo edhe: EMRAT/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi për vdekje kunatin pasi pritën bashkë vitin e Ri

34 vjeçari akuzohet për vepren penale vrasje për shkak të “Marrëdhënieve familjare”.

Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesve poshtë pallatit për të zbardhur të gjithë mekanizmin e ngjarjes.

Klajdi Shundi kishte ftuar për Vitin e Ri burrin e motrës Vladimir Zvezhda 42 vjeç.

Ato kanë festuar deri në orën 3:30 të mëngjesit dhe me pas kanë filluar të debatojnë.

Gjithashtu grupi hetimorë do të marrë në pyetje të gjithë familjaret që ishin të pranishëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!