Vrau kunatën, arrestohet në Peshkopi autori

schedule12:03 - 26 Shkurt, 2019

schedule 12:03 - 26 Shkurt, 2019

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen e 49 vjeçares Lirie Xhepa, e cila u gjet pa jete, nga banorët e zonës së Liqenit të Sharrës, e hedhur në shkurre. Kunati i saj Dashamir Xhepa u arrestua në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehohej, ne momentin kur po largohej në drejtim të Maqedonisë.

Rreth 2 javë nga ekzekutimi me tre plumba Lirie Xhepa në zonën e Liqenit të Sharrës, policia prangosi kunatin e saj Dashamir Xhapa.

39-vjeçari pas krimit u largua në drejtim të qytetitn të Peshkopiksë ku kishte qënduar në një nga hotelet  qytetit. Xhepa u ndaluan në momentin kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u pragos edhe miku i Xhepës, Menusut Sula për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta lagonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të  Bllatës, drejt Maqedonisë.

Krimi sipas policisë, ndodhi mbrëmjen e 13 shkurit, teksa dyshohet se Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me të ndjerën. Xhepa u vra me armë zjarri, dhe më pas ishte hedhur në disa shkurre, arfër benesës së saj.

Ishin banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë mëngjesin e datës 14 Shkurt. Lirie Xhepa ishte nëna e katër djemve, dy prej të cilëve jetojnë jashtë shtetit, njëri prej tyre prej pak ditësh ka dalë nga burgu, dhe djali i vogël është në shkollë, dhe jetonte me të, në këtë zonë.

Një tjetër pistë që po heton policia është edhe motivi i pronësisë mbi një truall. Mes viktimës 49 vjecare dhe kunatit të saj Dashamir Xhepa mësohet se ka patur konflikte për një tokë që autori i dyshuar i ngjarjes pretendon se ia ka lene vëllai para se të ndërronte jëtë nga kanceri. Viktima, Liri Xhepa, ka pasur edhe konflikte te mëparshme me kunatin, duke bërë disa denoncime në polici për dhunë, por që më pas i ka tërhequr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!