Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erdet Çapokun. Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2020 në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur. Erdet Çapoku ka qëlluar disa herë me një shkop bejsbolli gruan e vëllait të tij, duke i sjellë vdekjen.
Çapoku u arrestua pas krimit. Para hetuesve ai tha se kishte vrarë kunatën për shkak se nuk e respektonte dhe se i kishte kthyer të afërmit kundër. g.v/abcnews.al