Vrau kryeplakun e fshatit Mërqi, dënohet me 24-vite burg Tonin Ndoj

schedule12:10 - 28 Korrik, 2020

schedule 12:10 - 28 Korrik, 2020

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe dënuar me 24-vite burg Tonin Ndojn,  autorin e vrasjes së kryeplakut të fshatit Mërqi Gjin Marku. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 19-qershor të vitit 2019.

I pandehuri është dënuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje” por duke qenë se ka kërkuar gjykim të shkurtua kërkesa që i është pranuar nga gjykata atij i është ulur 1\3 e dënimit dhe përfundimisht i duhet të vuajë 16-vite burgim.

Ndoji nga fshati Kashnjet raportohet se ishte mik i familjes së viktimës. Shkak për këtë vrasje është bërë një konflikt për motive pronësie mes viktimës, Marku dhe autorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!