Vrau italianin dhe të bijën, shqiptari-gruas: Nuk të vras, dua të përjetosh dhimbjen që më ke shkaktuar

schedule14:35 - 8 Maj, 2023

schedule 14:35 - 8 Maj, 2023

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje tronditëse për vrasjen e dyfishtë në Itali nga shqiptari Taulant Malaj. 45 vjeçari vrau shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje me gruan e tij si edhe vajzën 16 vjeçare teksa kjo e fundit tentoi të mbronte të ëmën.

45 vjeçari mësohet t’i ketë thënë gruas së tij se: “Nuk po të vras se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar.” Fillimisht u mendua se 16 vjeçarja kishte mbrojtur të ëmën por në një video që ai ka xhiruar, ka thënë se do të vrasë edhe djalin.

Ndërkohë sa i përket gjendjes së 39 vjeçares, mediat italiane raportojnë se është jashtë rrezikut për jetën. Ajo u sulmua gjashtë herë me thikë në bark./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!