Vrau ish-dhëndrin, pas krimit Mexhit Picari e hodhi armën në Lanë

schedule18:27 - 4 Qershor, 2021

schedule 18:27 - 4 Qershor, 2021

Pasi vrau ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, autori e hodhi armën e krimit në lumin Lanë. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra arma është gjetur në lumin Lana në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e  sotme pranë Gjykatës së Tiranës. 40-vjeçari Kudret Saliaj u ekzektua nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari në ditën kur gjykata do të vendoste për ndarjen e çiftit dhe përcaktimin e kujdestarisë së tre fëmijëve të tyre.

Padia për zgjidhje martesë ishte bërë pikërisht nga Kudret Saliaj, ku krahas ndarjes ai kishte kërkuar edhe kujdestarinë e fëmijëve si edhe detyrimin e bashkëshortes Dhurata Saliaj për dhëniën e një kontributi financiar për ta.

Po ashtu, objekt i seancës së sotme ishte edhe përcaktimi i ditës së takimit të nënës me dy djemtë dhe vajzën e mitur.

Lexo edhe: Kudreti do të merrte fëmijët, vjehrri e ekzekutoi me 5 plumba: Çfarë ndodhi para seancës gjyqësore

mëson se ngjarja ndodhi 10 minuta para seancës  gjyqësore për ndarjen e çiftit. Në momentin e ngjarjes, familja Picari, specifikisht Mexhiti dhe Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama.

Në një moment, pa shkëmbyer asnjë fjalë, Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.

Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës. Policia ka shkuar menjëherë për kontroll në shtëpinë e Dhuratës ku edhe ka gjetur aty autorin e vrasjes. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!