Vrau ish-dhëndrin me 5 plumba e plagosi avokatin: Picari del të hënën para Gjykatës, akuza edhe ndaj të bijës

schedule11:35 - 6 Qershor, 2021

schedule 11:35 - 6 Qershor, 2021

Mexhit Picari, i cili para dy ditësh ekzekutoi me pesë plumba ish-dhëndrin e tij Kudret Salija do të dalë të hënës përpara Gjykatës Penale të Tiranës. Mësohet se pritet të kërkojë për të dhe vajzën e tij Dhurata Salija masën e sigurimit personal “arrest me burg”.

Burimet bëjnë të ditur se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit.

Vajza e autorit të vrasjes dhe viktima Kudreti ishin prej më shumë se një viti në proces divorci. Mes tyre ka pasur akuza dhe kundër akuza për dhunë dhe tradhti bashkëshortore. Dhurata ka qenë edhe e arrestuar për dhunë në familje pas kallëzimeve të bëra nga Kudreti.

Pas vrasjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku. Po ashtu, babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime.

Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!