Policia e Tiranës vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë. Mexhit Picari ra në prangat e policisë pasi akuzohet se ka vrarë ish-bashkëshortin e vajzës së tij, Kudret Saliaj. Nga të shtënat me armë i plagosur ka mbetur edhe avokati Adriatik Cama i cili mori një plumb.
Konflikti mes viktimës dhe ish-bashkëshortes së tij ishte i vjetër, pasi më herët ajo ishte arrestuar për dhunë në familje. Çifti ishte në proces divorci ndërsa në këtë konflikt si duket ka ndërhyrë edhe babai i vajzës duke vrarë kështu ish dhëndrin e tij.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.
“Sot në orën 11:50 ka ndodhur ngjarje e rëndë ku është vrarë një person që ka qenë proces divorci/. I ati i vajzës është autori i kësaj ngjarje të rëndë. Doja të ndaja me ju u bë e mundur arrestimi i autorit. Ai ka pasur një proces të gjatë divorci. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje. Babai i vajzës ka ardhur dhe e ka vrarë.” tha Rebani Jaupi. /abcnews.al/