Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Mylkajn i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit. Burime nga organi i akuzës konfirmojnë lajmin për gazetaren Glidona Daci.
Ngjarja ndodhi në mars të viti të shkuar. Baçinozi u ekzekutua tek Liqeni Artificial në sy të djalit të tij nga 62 vjeçari. Mylkaj, e vrau mikun e tij, pas një konflikti verbal mes tyre për një borxh të vjetër nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë.
Mylkaj u vetëdorëzua në polici 5 ditë pasi kishte kryer krimin. Asokohe ai u shpreh para grupit të hetimit se ishte penduar për krimin që kishte bërë. Ai deklaroi se reagoi pasi ishte ndjerë i fyer dhe kërcënuar nga ish-ortaku i tij në biznes. Mes dy tyre prej kohesh kishte një konflikt për një borxh prej rreth 45 mijë eurosh. g.v/ abcnews.al

