Vrau gruan pas martese, copëtoi trupin dhe e futi në valixhe, dënohet përjetë 46-vjeçari

schedule14:37 - 19 Gusht, 2022

schedule 14:37 - 19 Gusht, 2022

Një burrë i cili vrau gruan e tij në ditën e dasmës së tyre dhe e futi trupin e saj në një valixhe, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Trupi i Dawn Walker, 52 vjeç, u gjet në një fushë në Lightcliffe, West Yorkshire, katër ditë pasi ajo u martua me Thomas Nutt, 46 vjeç më 27 tetor të vitit të kaluar.

Nutt goditi dhe më pas mbyti zonjën Walker vetëm disa orë pas martesës së tyre. Më pas ai i theu këmbët në mënyrë që të mund ta vendoste kufomën në valixhe, të cilën më vonë e hodhi mbi një gardh përpara se ta fshihte në shkurre në një fushë, ku eshtrat e saj u zbuluan më vonë.

Nutt gënjeu familjen e saj duke i bindur se ajo ishte zhdukur për shkak të problemeve mendore dhe i kërkoi vajzës së saj të vogël që ta ndihmonte ta gjenin, edhe pse 52-vjeçarja kishte kohë që kishte vdekur.

“Ai e kishte kontrolluar viktimën e tij për vite dhe e kishte izoluar nga anëtarët e familjes”, tha motra e saj në gjykatën Bradford Crown.

Nutt u dënua për vrasje në fillim të këtij muaji. Ai pranoi vrasjen e gruas së tij, por u shpreh se ndodhi nga pakujdesia pasi ai nuk kishte ndërmend t’i shkaktonte asaj një dëm serioz./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!