Vrau gruan nga xhelozia, dënohet me burgim të përjetshëm 32-vjeçari shqiptar në Gjermani

schedule09:02 - 12 Shtator, 2020

schedule 09:02 - 12 Shtator, 2020

Gjyqtarët e marrin xhelozinë e tij si motiv të krimit. Burri kishte frikë prej ndarjes nga partnerja e tij dhe fëmijët.

Gjykata e Qarkut Landau ka dënuar me burgim të përjetshëm një shqiptar të Kosovës. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar për të cilin, trupi gjykues ka konstatuar se ka vrarë të shoqen.

Shqiptari është dënuar pasi i ka marrë jetën bashkëshortes, ndërsa ajo ndodhej në ulësen e pasme të makinës së tij, me tri të shtëna.

Astrit R. ka qëlluar Fitore R., 33-vjeçare, nëna e fëmijëve të tij  7 dhe 9 vjeç ndërsa po ngiste makinën me shpejtësi të lartë.

Sipas gjyqtarëve, motiv për vrasjen ka qenë xhelozia pasi burri kishte frikë se mos ndahej nga e shoqja dhe fëmijët.

Policia e gjeti viktimën në muajin shkurt me rastin e një kontrolli të trafikut të bërë në rrethin e Germersheim-it. Kosovari në atë moment kishte dalë nga makina, me armë në dorë.

Vrasësi i dënuar tashmë me dënimin maksimal në gjyqësinë gjermane, kishte edhe precedentë penalë. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!