Vrau gruan 40 vite më parë, policia vë në pranga 74 vjeçarin

schedule08:32 - 30 Gusht, 2022

schedule 08:32 - 30 Gusht, 2022

Chris Dawson është shpallur fajtor për vrasjen e gruas, duke i dhënë fund misterit 40-vjeçar australian. Një nga rastet më të gjata të gjykimeve në Australi i dokumentuar në podkastin e njohur “Teacher’s Pet” ka përfunduar me dënimin e Chris Dawson për vrasjen e gruas së tij Lynette, shkruan CNN.

Dawson, 74 vjeç, u arrestua në vitin 2018 pasi policia rishqyrtoi provat dhe hetoi pretendimet e reja se mësuesi i shkollës së mesme kishte një lidhje me një studente 16-vjeëare kur gruaja e tij u zhduk në janar 1982.

Dawson ka mohuar prej kohësh çdo përfshirje në zhdukjen e gruas së tij, e cila ishte 33 vjeëç kur burri raportoi zyrtarisht zhdukjen e saj po në të njejtin vit. Ai pretendoi se ajo u largua vetë duke lënë pas edhe dy fëmijët e saj dhe u deklarua i pafajshëm për vrasje.

Të martën, gjykatësi Ian Harrison rivlerësoi edhe provat  dhe dha dënimin. Çifti ishin njohur që kur ishin adoleshent dhe më vonë u martuan dhe kishin dy fëmijë. Dawsson i tha policisë se gruaja e tij kishte braktisur familjen dhe pretendoi se ai kishte folur me të në javët pas zhdukjes së saj.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga gjyqtari, i cili tha se “kundërshton arsyen e shëndoshë” që një grua “gjoja e dëshpëruar për tu ndarë” do t’i telefononte atij për t’i dhënë përditësime mbi “statusin e vendimit të saj për t’u larguar”.

“Jam i kënaqur përtej dyshimit të paarsyeshëm që bisedat telefonike të raportuara të Dawson me Lynette Dawson pas janarit 1982 janë gënjeshtra,” tha Harrison.

Harrison tha se provat nuk zbuluan se si Dawson e vrau atë, nëse ai e bëri atë me ndihmën e të tjerëve apo vetë.

Gjykatësi urdhëroi që Dawson të mbahej në paraburgim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!