Stjuart Smakaj autori i ezkekutimit të ish-futbollistit 23-vjeçar Gledis Kraja është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Në vitin 2015 ai është dënuar me dy vite burg pasi ka kërcënuar punonjësit e policisë me vdekje.
Smakaj qëlloi pa dashje shokun e tij Gledis Kraja pas përplasjes me shoferin e mobilerisë ku po kishte porositur pajisje për shtëpinë e tij të re, për shkak të një vendi parkimi.
Kraja u gjend aty për të shuar gjakrat dhe pas qetësimit të situatës u afruar pranë makinës së tij.
- LEXO EDHE: Stjuart Smakaj pranon vrasjen e shokut: Qëllova shoferin e mobilerisë, m’u duk sikur nxori armën
Smakaj pa punonjësin e mobilerisë të shkonte drejt makinës dhe mendoi se ai po shkonte të merrte armën.
Para grupit hetimor ai deklaroi se kjo e shtyu të merrte armën dhe të qëllonte me breshëri plumbash, një prej të cilëve kapin Gledis Krajën në shpatull.
Ai u dërgua në spital dhe ndërroi jetë për shkak të plagës./abcnews.al