Policia e Pukës në bashkëpunim me policinë e Shkodrës kanë arrestuar një 39 vjeçar i cili ka vrarë me armë zjarri dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999 dhe viktimat janë shtetasit me inicialet J. N dhe A. H.
Ndue Memaj, me banim në Lezhë, ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Apelit në Shkodër e ka dënuar në vitin 2013 me 20 vite burg, 39 vjeçarin. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve”. /abcnews.al