Vrau dy persona, arrestohet 36-vjeçari në Zvicër

schedule18:55 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 18:55 - 11 Dhjetor, 2023

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia zvicerane, pasi vrau dy persona dhe plagosi një tjetër herët në mëngjes në qytetin e Sionit.

Sulmuesi i supozuar u arrestua në rajonin Saint-Léonard në orën 15:43 me orën lokale, tha policia e kantonit Valais.

Në mëngjes, rreth orës 8, personi i armatosur qëlloi dhe vrau një grua 34-vjeçare. Sipas gazetës lokale Le Nouvelliste, ai e kishte ngacmuar disa herë në të kaluarën, duke kërkuar të kishte një lidhje me të. Ndaj tij kishte nisur një hetim paraprak, pas denoncimit të bërë nga gruaja.

Viktima e dytë ishte një 41-vjeçar, drejtues i një kompanie lokale për të cilën punonte autori. Një sekretar 49-vjeçar i së njëjtës kompani, i cili ka tentuar të ngrejë alarmin, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Sulme të tilla janë të rralla në Zvicër dhe policia vendosi forca të forta për të gjurmuar sa më parë autorin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!