Aktori Alec Baldwin ndihet i shkatërruar pas ngjarjes tragjike, ku vrau 42-vjeçaren, gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në Sante Fe, Neëw Mexico.
Baldëin u pa i përlotur teksa fliste në telefon jashtë zyrës së sherifit, sipas mediave amerikane.
Autoritetet thanë më herët se aktori kishte qëlluar me një armë gjahu gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico, duke vrarë drejtoren e fotografisë 42-vjeçare Halina Hutchins dhe plagosi 48-vjeçarin Joel Souza.
Sipas një zëdhënësi të Baldwin, i cituar nga revista People, ishte një aksident i shkaktuar nga një “dështim i një arme zjarri me një plumb”.
BREAKING: A distraught Alec Baldwin, after he accidentally shot & killed the cinematographer on the set of his new movie, & wounded the writer-director. How on earth could this have happened?
Pics: Jim Weber @thenewmexican pic.twitter.com/xrvcheLaCK— Piers Morgan (@piersmorgan) October 22, 2021
Asnjë akuzë nuk është ngritur në lidhje me ngjarjen, tha policia, duke shtuar se hetimi është duke u zhvilluar.
Sipas autoriteteve, Hutchins u transportua me avion në një spital, ku u shpall e vdekur, ndërsa Souza u transportua me ambulancë në një qendër mjekësore rajonale. Sipas Variety, ngjarja ka ndodhur në një fermë në Sant Fe. g.v/abcnews.al