Vrau djalin, gjykata merr vendimin për babanë e Albert Krasniqit

schedule12:50 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 12:50 - 7 Dhjetor, 2021

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skender Krasniqin, për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqit në Janar të këtij viti. Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Skender Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, dhe dënohet me 3 vite e pesë muaj burgim.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë më 27 janar të këtij viti, rreth orës 17:00. Pas vrasjes së djalit, Skender Krasniqi e njoftoi vetë Policinë e Kosovës. Albert Krasniqi dhe babai i tij njiheshin si biznesmenë të suksesshëm në Kosovë. Madje Alberti ishte edhe personazh i njohur i showbizz-it shqiptar për shkak të lidhjeve të tij me figurat publike. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!