Vrau dhjetëra persona, vrasësi serial i njohur si “Gjarpri” do të lirohet nga burgu i Nepalit

schedule09:33 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 09:33 - 22 Dhjetor, 2022

Gjykata e Lartë e Nepalit urdhëroi të mërkurën lirimin e vrasësit serial francez të njohur si “gjarpri”. Sobhraj, i cili kaloi 19 vjet në burg për vrasjen e dy turistëve në Katmandu në vitin 1975, është urdhëruar të kthehet në Francë brenda 15 ditëve. Ai akuzohet për një sërë vrasjesh nga 1970 dhe 1980.

Sobhraj, i cili ka nënshtetësi franceze dhe është me origjinë indiane dhe vietnameze, ka qenë i lidhur me vrasjen e 20 turistëve të huaj në Tajlandë, Nepal dhe Indi. Thuhet se ai i ka joshur ata përpara se t’i drogonte, grabiste dhe vriste. Jeta e tij ka qenë subjekt i serialit të BBC dhe Netflix “The Serpent”.

Sobhraj u kap nga autoritetet në Indi dhe kreu një dënim me dy dekada burg nga viti 1976. Megjithatë, periudha e tij pas hekurave në Delhi ishte një periudhë luksoze. Sobhraj korruptoi rojet me gurë të çmuar dhe shuma të mëdha parash dhe dha intervista, në të cilat përshkruante vrasjet dhe krimet e tij në detaje.

Në vitin 2014, një gjykatë nepaleze e dënoi Sobhraj për vrasjen e vitit 1975 të turistit kanadez Laurent Carrière, duke dhënë një dënim 20-vjeçar. Gjykata urdhëroi të mërkurën që Sobhraj, i cili tani është 78 vjeç, të lirohet në bazë të moshës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!