Vrau dhe masakroi shokun e dhomës, burgim i përjetshëm për Albert Zekën

schedule09:43 - 28 Korrik, 2020

schedule 09:43 - 28 Korrik, 2020

Albert Zeka, i cili ka vrarë dhe masakruar Kreshnik Beqirajn është dënuar me burgim të përjetshëm. Abcnews.al mëson se gjykata e dha vendimin përfundimtar sot burgim të përjetshëm pas kërkesës së prokurorit.

Kujtojmë këtu se Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme.

Lexo edhe: Flet babai i Kreshnik Beqirajt: Albert Zekaj më vrau djalin në gjumë

Trupi i pajetë i tij u zbulua 8 muaj më pas në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës.

Zekaj e vrau dhe me pas e hodhi trupin në kanal. Ai më pas u largua në Tiranë për disa muaj ndërsa familjarët kërkonin djalin e zhdukur.

Trupi i tij u gjet ne Daullas i dekompozuar. Përpara grupit hetimor, Zekaj rrëfeu asokohe se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës, e cila sipas tij nuk ishte paguar nga viktima prej disa muajsh. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!