Vrau dhe copëtoi trupin e bashkëshortit, dënohet me 14 vite burg 68 vjeçarja shqiptare në Itali

schedule12:00 - 27 Maj, 2023

schedule 12:00 - 27 Maj, 2023

Gjykata italiane ka dënuar me 14 vite burg 68 vjeçaren shqiptare Nadire Kurti, e cila akuzohet për vrasjen  dhe copëtimin e trupit të bashkëshortit të saj, Shefki Kurti 72 vjeç.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në korrik të vitit 2022 ku shqiptarja e kishte vrarë me sëpatë më pas copëtuar trupin e bashkëshortit të saj dhe vendosur në disa thasë plehrash të hedhura në kanalin Adigetto.

Në dëshminë e saj 68-vjeçarja ka rrëfyer se kishte përdorur thika për të vrarë dhe copëtuar burrin e saj, që të mund ta transportonte më lehtë drejt qytetit, Adigetto-s. Zbulimi i pjesëve të trupit u bë më 31 gusht, kur këmba e tij e djathtë doli në sipërfaqe, e më pas hetuesit gjetën edhe pjesët e tjera të trupit të copëtuar të shqiptarit.

Prokurori shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e organizuar, më pas u mendua se kishte probleme familjare. Por më vonë u zbulua se Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një psikiatër.

Po ashtu, ajo ishte e shtruar në psikiatri në Gusht të vitit të kaluar për simptoma të çrregullimit të personalitetit. Nadire Kurti ishte e bindur se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me një grua shqiptare ,e cila i kishte kërkuar 90 mijë euro.

Më keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shiste shtëpinë. Më kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë ditë më kërcënoi o do vdisja unë o do vdiste ai”, ka rrëfyer Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!