Vrau bashkëfshatarin se i qëlloi me shpullë djalin, merret vendimi për zjarrfikësin në Tropojë

schedule16:55 - 8 Shtator, 2021

schedule 16:55 - 8 Shtator, 2021

Altin Ismajlfufi është lënë në burg nga Gjykata e Tropojës, katër ditë pasi vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn.

Burime bëjnë me dije për ABC se Ismajlfufi me profesion zjarrfikës, ka deklaruar para togave të zeza se e ka qëlluar në këmbë për ta plagosur, por plumbi i ka kapur një arterie, duke bërë që Goçaj të ndërrojë jetë rrugës për në spital.

Ai ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje dhe ditën kur ndodhi edhe ngjarje e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e tij brenda banesës së tyre. Në fshatin Çerem autori njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.

Dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismajlfufi u dorëzua në polici 3 orë pas ngjarjes, ndërkohë që blutë bënë të mundur edhe sekuestrimin e armës me të cilën kreu krimin. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!