Vrau bashkatdhetarin pas sherrit për një grua, autori 34-vjeçar në gjendje të rëndë në spital

schedule10:49 - 12 Tetor, 2022

schedule 10:49 - 12 Tetor, 2022

Autori 34-vjeçar i vrasjes së 23-vjeçarit me origjinë shqiptare, Emanuel Rroku, i rrahur pas një sherri në qendër të Turbigos më 16 shtator ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë.

34-vjeçari, gjithashtu me origjinë shqiptare, ruhet në spital nga karabinierët, të cilët po hetojnë ende për ngjarjen e ndodhur në lokalin në via komunale Allea.

Hetimi po vijon me marrjen në pyetje të miqve të viktimës.

Një hetim që kërkon të sqarojë anët e errëta të historisë që deri më tani mbeten mister.

Para së gjithash, pse 34-vjeçari shqiptar që jeton në Milano, ishte në Turbigo pikërisht në atë klub dhe në atë mbrëmje. Së dyti, nëse sherri shpërtheu vërtet pas ngacmimit të një gruaje të re apo nëse kishte hesape të hapura mes burrit dhe grupit të shqiptarëve.

Lexo edhe: “Po vdes…po vdes”, zbardhet dëshmia tronditëse nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, sherri nis për një vajzë

Mbetet për t’u kuptuar gjithashtu se përse shqiptari kishte një pistoletë të kalibrit 6.35 mes njerëzve në një vend publik.

Një sërë pyetjesh që kërkojnë përgjigje të cilat mund të lehtësojnë apo rëndojnë përgjegjësinë e 34-vjeçarit shqiptar, i cili pasi vrau Rrokun, u rrah nga grupi i shqiptarëve dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë mediet italiane. 

A qëlloi 34-vjeçari për tu mbrojtur nga sulmi apo synimi i tij ishte vrasja e 23-vjeçarit?/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!