Vrau babain për të shpëtuar nënën nga dhuna, dënohet me 20 vite burg 18 vjeçari italian

schedule10:22 - 11 Mars, 2021

schedule 10:22 - 11 Mars, 2021

Një adoleshent i cili ka vrarë babanë e tij abuziv për të shpëtuar nënën e tij do të përballet me 20 vite burg.

Nxënësi ekselent, Alex Pompa, i cili tani është 18 vjeç, pranoi se vrau babanë e tij Giuseppe Pompa, 52 vjeç, duke e qëlluar 24 herë me thikë në shtëpinë e tyre në Collegno, Itali në 30 Prill 2020.

Sipas hetuesve, dhuna e ushtuar nga babai kishte ndodhur për vite me radhë për shkak të xhelozisë së tepruar të tij. 18 vjeçari ka pohuar  se babai  telefononte  të ëmën qindra herë në ditë duke e pyetur se ku ishte dhe çfarë po bënte.

Natën e krimit tragjik, Aleksi dhe vëllai i tij i dërguan një mesazh xhaxhait të tyre duke kërkuar ndihmë, nga frika se babai i tyre do të përdorte përsëri dhunë.

Mesazhi që i kishte shkruar xhaxhait: “Ju jeni i vetmi që ai dëgjon,  duhet të bëni diçka patjetër sepse po rrezikojmë jetën tonë.”

Por mesazhi nuk dha efektin që pritej.  Pak më vonë atë natë, babai i Aleksit dhunoi përsëri gruan e tij, deri në momentin që djali ndërhyri. Alex, i cili ishte 17 vjeç në kohën e incidentit, mori një thikë nga kuzhina, duke qëlluar babanë e tij në mënyrë të vazhdueshme derisa vdiq.

 

Aleksi më pas thirri policinë lokale, duke u dorëzuar dhe duke pranuar krimin.

Në fillim, ai qëndroi  në arrest shtëpie në shtëpinë ku ndodhi krimi, por më vonë u dënua. Një mik i Aleksit nga shkolla i tha të qëndronte në shtëpinë e tyre gjatë kohës që ishte në arrest shtëpiak.

Gjatë kohës që ka qëndruar atje, Alex arriti të marrë provimet e tij të fundit,  duke marrë 87 nga 100 pikë maksimale. Ai madje u regjistrua në universitet dhe mori një telefonatë urimi nga Lucia Azzolina, Ministrja e Arsimit Publik në atë kohë.

Por tani Alex, i cili kurrë nuk e mohoi vrasjen, do të paraqitet në gjyq pasi procedurat ligjore vazhdojnë ende.  Avokati i tij ka kohë rreth 20 ditë të apelojë vendimin.

Edhe në rrethana të mundshme lehtësuese, i riu ende do të përballet me 20 vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!