Arjan Tase arriti të mundë sistemin e drejtësisë, prokurorinë dhe policinë në vetëm një muaj.
Në territorin që ai mbulonte si shef komisariati në datën 3 tetor 2020 gjatë një monitorimi me avion të Guardia Di Finanza u pikas një parcelë me 6690 rrënjë kanabis.
Droga ishte e mbjellë në zonën e Vranishtit pjesë e bashkisë së Himarës.
Lexo edhe: Vrasja e 7-vjeçares merr përmasat e një skandali gjigant, skafi në pronësi të Arjan Tases? Polici merr vetëm 80 000 lekë rrogë
Por prokuroria e Vlorës për shkak të disa veprime të tjera hetimore me datë 13 dhjetor 2020 vendosi të kryejë arrestime dhe ndalime për këtë operacion.
Me vendimin të gjykatës së Vlorës numër 299 datë 13 dhjetor për Arjna Tase është caktuar masa e sigurimit personal pezullim të ushtrimit të detyrës ose shërbimit publik.
Mbi të ishte ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës pasi nuk kishte marrë masa që trafikantët të mbillnin drogë.
Këtu fillon edhe kapitullimi i sistemit të drejtësisë në këtë çështje.
Lexo edhe: “Bëri manovër të rrezikshme, deti u bë i kuq”, dëshmitari ndan detaje rrëqethëse nga tragjedia: Babai i Jonadës luftoi me skafin
Gjykata e Apelit Vlorë vetëm 23 ditë më vonë në datën 6 janar 2021 ndryshon vendimin për Arjan Tasen.
Sipas vendimit numër 60 të kësaj date ndaj shefit të komisariatit të Himarës është caktuar masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori.
Mbi këtë vendim është ndërprerë edhe pezullimi disiplinor i Arjan Tases nga policia dhe më pas ai është rikthyer në detyrë sërish.
Sipas burimeve, në këtë kjo dosje u hetua nga ish prokurori Maksim Sota , i cili u arrestua në korrik të 2021 gjatë operacionin “shpirti”.
Sipas SPAK ai kishte ndihmuar trafikantët e kanabisit në qytetin e Vlorës.
Lexo edhe: “T’i mbushën llogaritë bankare dhe të bënë me vilë në Himarë Arjan”, gazetarja e “Piranjave” nxjerr detaje tronditëse mbi policin me skaf
Me këto zhvillime brenda një muaji fati i hetimeve për Arjan tasen dukej i vendosur .
Në prill të 2021 prokuroria e Vlorës dërgon dosjen në gjykatë për gjykim dhe në 40 personat e arrestuar apo të cilët ishin nën hetim mungonte vetëm emri i Arjan Tases.
Për të prokuroria e Vlorës sipas hetimeve kishte kërkuar pushimin e çështje. /Euronews